Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbahet mesha në Katedralen “Nënë Tereza”, bëhet thirrje për paqe

Mesha për Ditën e Krishtlindjes është mbajtur sot në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë, ku u tha se duhet ta dëgjuar fjala e Zotit, pasi është fjalë jete, dashurie, falje, afrimi dhe bashkimi me Zotin dhe me njëri-tjetrin.

Mesha filloi me leximin e pjesës së ungjillit sipas Xhonit, pastaj Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, ka bërë thirrje për paqe duke u lutur për gjithë njerëzit nga të gjitha besimet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot në ditën e Krishtlindjes, lusim Zotin për gjithë njerëzit vullnet mirë e zemër mirë për ju dhe familjet e juaja, për popullin tonë që së fundmi pas zbaticave dhe zbaticave të ndryshme historike. Pas një paraqitje të dinjitetshme qysh në zanafilla të krishterimit, pas një krye heroi që e admiron mbarë bota Gjergj Kastrioti, Skënderbeu ynë, pas një Shën “Nënë Tereze“, së fundmi t’i kuptojmë, shenjat e kohës, t’i kuptojmë dritat që ndezën në mendjen tonë dhe t’i kthehemi vetvetes dhe të vërtetës, t’i kthehemi rrënjëve tona siç bëri Gjergji ynë “, tha Gjergji, transmeton kosovapress.

Ai shtoi që të gjithë ata që nuk e kanë shpirtin e pastër mundohen që në errësira të shfrytëzojnë rastet për t’i dëmtuar të tjerët.

“Sot ta pyesim vetveten dhe ndërgjegjen tonë njerëzore, ndërgjegjen tonë kombëtare shqiptare ndërgjegjen tonë të krishterë, se ne a jemi të hapur ndaj Zotit. A jemi të gatshëm ta pranojmë, jo vetëm ta pranojmë po të jetojmë me të dhe më mirë t’ia mundësojmë atij që të jetoj dhe të veproj në ne, ta marrim shembullin e mrekullueshëm të Shën Nënës Terezë, ajo që e dëgjoi fjalën e Zotit, ajo që i mbeti besnike thirrjes së Jezu Krishtit, kam etje të dëgjoj, thirrje e thirrje, eja e bëhu drita ime dhe pikërisht Ungjilli i sotshëm e paraqet ardhjen e Jezu Krishtit drita erdhi në botë, por ka njerëz që i pëlqejnë më tepër errësirat, terrin mjegullimet se sa dritën. Gjithë ata që nuk e kanë jetën e pastër, gjithë ata që nuk e kanë shpirtin e pastër, gjithë ata që nuk e kanë ndërgjegjen e pastër mundohen në errësira që shfrytëzojnë rastet për të bërë keq për t’i dëmtuar të tjetër por mos të harroj më, kush bënë i bënë vetit “, tha Gjergji.

Sipas tij, të gjithë së bashku duhet të vihemi në kërkim të atit të mirë.

“Të zgjohemi, ta braktisim urrejtjen dhe të keqen, të mundohemi që ne të jemi mendje hapur, zemër hapur, shpirt hapur për të qenë ne jo më shpella e Bektehemit, jo më djepi apo në të cilin lind por krisht bartës, krisht dhurues dhe krisht dëshmues me jetën dhe veprat tona“, tha ai.

Përndryshe, edhe në Katedralen “Zoja Ndihmëtare”, në Prizren, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, kremtoi meshën e Ditës së Krishtlindjes.