Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Matoshi takon përfaqësuesit e CEB-it, në fokus banimi social në Kosovë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot kanë pritur sot përfaqësuesit e CEB- Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (BZHKE), drejtoreshën e Departamentit të këshillimit teknik, Monica Brezzi, Samir Kulenoviq, këshilltarin teknik për banim dhe Valeriu Cosuleanu, zyrtarin përgjegjës për Kosovë, me ç’ rast kanë diskutuar për “Programin për banimi social në Kosovë”.

U. d ministri Matoshi gjatë këtij takimi ka thënë se MMPH-ja është e gatshme të mbështesë projektin për banim social në Kosovë.

Ndërsa drejtoresha e Departamentit të këshillimit teknik, Monica Brezzi, tha se ky projekt do të ketë vlerësime të ndryshme dhe aktualisht sipas saj është në fazën e vlerësimit teknik.

Ekipi vlerësues teknik i CEB-it do të qëndrojë tri ditë në Kosovë ku do të kenë disa takime me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, me të cilit do të diskutohet mbi përmbajtjen, modalitetet e mundshme financiare dhe partneritetet, studimin e parafizibilitetit për vlerësimin e nevojave për banim social në nivel vendi, mundësinë e realizimit të një pilot projekti për banim social si dhe për sfidat e përgjithshme të sektorit të banimit në Kosovë.