Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi ka ngritur polemikë me deputetin e LDK-së, Driton Selmanajn, i cili e ka quajtur teatër me shfaqje tragjiko-komike seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, shpresë për daljen nga kriza politike në vend është distancimi i AAK-së dhe Nismës nga PDK-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke i kundërpërgjigjur Selmanjat, Matoshi i është drejtuar Dritonit se pse ai nuk po i reagon për propozimet e tij, siç ka shkruar ai, antikushtetuese? Matoshi më tutje i është drejtuar Selmanajt se turpi nuk i përket PAN-it dhe se LDK po vazhdon të jetë peng i Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton rtv21.
“Pse Driton ti si jurist, deputet i zgjedhun i nji partie institucionaliste nuk po i reagon Kurtit – per propozimet e tij (tyne) antikushtetuese – kur po del ne foltore e po thot se duhet me e zgjedh VV + LAA Kryetarin e Kuvendit? LDK si parti shtetndertuese do te duhej me e votu Kryetarin e Kuvendit, sepse dihet botnisht se nuk asht ne fuqine e asnji force tjeter politike ky propozim pos te koalicionit fitues te zgjedhjeve, pale te kalohet ne hapin e dyte e te shihet nese mansdatari i PAN-it per Qeverine e Republikes mund te kaloje ne Kuvend ne votimin e pare (e ju e dini saktesisht se Ramnush Haradinaj ka me kalu!) dhe nese nuk i ka votat, kjo do t’i kalohet diskrecionit te Presidentit, per veprimet tjera! Kjo asht rruga kushtetuese i nderuemi Zotni Selmanaj! Vertet kam prit se sidomos deputetet e LDK-se do et sillen konform Kushtetutes, por jo, ata vetem sa po e komplikojne procesin duke ba lojen e djallit! Pra i dashtun Driton, turpi nuk i perket PAN-it, porse ai asht da ne hise mes jush – tuj e mbulu krejt Kuvendin – sepse ju po vazhdoni te mbeteni peng i VV-se! Ata po ua shtrijne doren, ama simas kushteteve te tyne qe ne thelb jane poshtnuese per ju!”, ka shkruar ndër tjerash Matoshi në Facebook.