
Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka bërë dallimin mes largimit të fundit të qytetarëve nga Kosova nga periudha e katër vjetëve më herët kur kishte pasur një numër të madh të qytetarëve që kishin migruar.
Në Rubikon të KTV-së, Matoshi ka thënë se dallimi është se tash njerëzit po shkojnë për të punuar dhe po largohen nga Kosova në mënyrë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në krahasim me 2014-15 kur 60 mijë qytetarë e lëshuan vendin ilegalisht nëpër Serbi e kampe pa asnjë dokument sot është dallimi në cilësi. Trendi ekziston i një lëvizjeje, por tash statusi është tjetër. Janë të pajisur me viza pune”, ka thënë ai.
Ai ka përsëritur deklarimin se pamjet e fundit të publikuara nga mediat ku shihen qytetarët duke pritur para ambasadave mund të jenë me agjendë të caktuar. Ka thënë se kjo mund të jetë një përzierje e armiqve të Kosovës në “fazë delikate, ku ka qenë një afat optimal për liberalizim”.
Sipas Matoshit, informatat që ka qeveria nga ambasadat e Gjermanisë e të Zvicrës janë që numri i azilkërkuesve kosovarë në vendet e BE-së ka pësuar rënie.