Të përmbytura kanë përfunduar shumë rrugë në kryeqytet sa herë reshjet e shiut kanë qenë të pandërprera për disa orë.
Kjo ka ndodhur në çdo stinë e pothuajse në të gjitha pjesët e Prishtinës, që nga sheshi e deri te lagjet më periferike, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë problem kryeqytetasit u përballën edhe javën që shkoi.
Lagjet Mati1 e ajo e Spitalit, ku ka pasur më shumë ndërtime, sipas zyrtarëve të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, janë zakonisht më të prekurat.
Përgjegjësia për investime në këtë pjesë të infrastrukturës nëntokësore, sipas saj, është te komuna.
Sipas drejtorit të infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, ata do të vazhdojë me investime të përkohshme.
Ndërsa zgjidhje për këtë problem në këto lagje e sheh infrastrukturën nëntokësore që do të ndërtohet bashkë me rrugën “A”.
Durmishi insiston se gjendja është përmirësuar që nga 2014-ta.
Por derisa të bëhen investime më të mëdha, vetëm mirëmbajtja më efikase mund të zvogëlojë nivelin e ujit në rrugë kur ka reshje.