Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa shtëpi në Lagjen e Spitalit në kryeqytet vërshohen nga uji

Nga reshjet e fundit në Kosovë ka pësuar edhe kryeqyteti. Disa lagje janë përmbytur nga vërshimet duke bërë që ujë e mbeturina t’u futen në shtëpi e oborre.

Një nga to është edhe Lagja e Spitalit, ku shtëpi të shumta kanë pësuar si pasojë e reshjeve të fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompani të pastrimit kanë dalë në lagje për ta pastruar rrugën nga mbeturinat.

Vërshime ka pasur edhe në komuna tjera, nga ku qytetarët kanë pasur dëme të mëdha materiale. Shtabet komunale të komunave të prekura janë aktivizuar për të marrë masat e nevojshme lidhur me gjendjen.