Ministria e Arsimit ia ka shkëputur Kontratën kolektive Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) të 21 janarit 2021, thuhet në dokumentin e siguruar nga KOHA.
Ky vendim është marrë më 21 nëntor, me arsyetimin se në kohën kur është nënshkruar, ministri i Qeverisë ishte në detyrë dhe “ka pasur mungesë legjitimiteti të hyrjes në politikë, të këtillë disavjeçare”.




“Qeveria Hoti, të cilës, sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO72/20, i mungonte autoriteti kushtetues për të ushtruar kompetencat përkatëse, nuk ka pasur legjitimitet për të qenë palë në procedurë e rrjedhimisht, as të nënshkruajë Kontratën kolektive me SBASHK”, thuhet në dokument.
Në vendim thuhet se Kontrata kolektive nuk është buxhetuar asnjëherë e as nuk është nënshkruar nga Ministria e Financave.
Kjo Kontratë kolektive iu mundësonte mësimdhënësve mbulimin e shpenzimeve për udhëtim, kompensim të shujtës dhe shpërblim jubilar.
-
MASHTI shkëput Kontratën Kolektive me mësimdhënësit, SBASHK-u paralajmëron padi
-
SBASHK-u proteston, kërkon rritje pagash e kontratën kolektive
-
SBASHK-u e kërcënon Qeverinë me grevë në arsim
-
MASHTI: Diskutimi për kontratën kolektive s’duhet të jetë i njëanshëm dhe i margjinalizuar
-
SBASHK-u do të mbajë protestë më 4 dhjetor