Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka lansuar projektin“Sistemi i Menaxhimit të Informatave të Arsimit të Lartë (SMIAL)”, një platformë digjitale moderne, e cila do të ofrojë mundësi të shkëlqyshme për studentët tanë që të kenë pasqyrë të qartë për ofertat akademike të universiteteve dhe kolegjeve dhe e cila do të vendos rend, rregull dhe transparencë në arsimin e lartë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka vlerësuar lartë lansimin e këtij projekti për reformën në arsimin e lartë, si një projekt i cili pretendon që të implementojë menaxhim efikas dhe modern në arsimin e lartë në Kosovë.
SMIAL, do t’i ndihmojë Ministrisë së Arsimit në hartimin më të mirë të politikave të brendshme, si dhe ta furnizojë me informata në mënyrë që të ketë një harmonizim më të mirë mes Arsimit të Lartë dhe nevojave të tregut të punës.
Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Eye (Bank zvicerane) dhe UNDP.
-
Bajrami thotë se do të ketë rritje të buxhetit për reformat në arsim
-
Fillon projekti “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë”
-
Sot nis projekti për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë
-
Vihet në zbatim Sistemi Menaxhimit Informativ të Lëndëve
-
Erasmus + mundësi financiare për arsimin në Kosovë