I vlerësojmë lartë masat fiskale që 100% lehtësojnë çdo aktivitet prodhues e përpunues në Kosovë pa kushte. Këto tejkalojnë edhe çdo pako të quajtura 1 dhe 2. Këto masa lehtësuese i kanë munguar Kosovës që nga pavarësia e saj, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Ai shtoi se që nga viti 2014 një gjë e tillë ka qenë e premtuar nga partitë politike e Qeveria e Kosovës dhe i dizajnuar nga AKB-ja dhe përfaqësues tjerë të biznesit. Ka munguar guximi i qeverisë për të bërë këto reforma fiskale apo presioni i lobit të tregtarëve të fuqishëm që të barazon fuqinë konkurruese të prodhuesve vendës me ata të huaj në tregun tepër liberal në vendin tonë, njofton kumtesa nga AKB, transmeton Koha.net.
Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së tha se Ligji për Prishtinën ka rëndësi të madhe dhe se është po ashtu një vendim shumë i rëndësishëm për kryeqytetin e Kosovës dhe për jetën e qytetarëve dhe bizneseve që jetojnë dhe punojnë këtu, por edhe për investitorët është një mundësi e re.
Ai shtoi se AKB-ja, e vlerëson ritmin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të krijuar Kosovën nga një vend importues në një vend eksportues, pra nga një vend pesimistë për qytetarët e vendit, një vend me shpresë për ta.
-
Kreu i AKB-së, pakon fiskale 2.0 e quan marketing politik dhe mashtrim bizneseve
-
Shahini: Qeveria po e menaxhon krizën në kurriz të bizneseve dhe qytetarëve
-
Ekspertët: Prodhuesit kosovarë duhet të jenë më agresivë me marketing për tregun në Shqipëri
-
AKB-ja paraqet 14 kërkesa ndaj institucioneve dhe partive politike
-
Disa biznese në Kosovë s’duan as taksë, as reciprocitet, por ambient të barabartë afarist