Arbëri

Masakra e Belegut, Endrit Binakaj rrëfen se si shpëtuan gjallë gratë dhe fëmijët

Faton Vishaj ishte vetëm 16 vjeç kur ushtria serbe e mori me forcë nga krahët e gjyshes së tij.

20 vjet pas, nëna e tij, Nurishahi, kujton momentin kur e ka parë për herë të fundit djalin e saj, raporton KTV.

Në mesin e 46 të ekzekutuarve në masakrën e Belegut të Deçanit, Fatoni dhe shumica e këtyre të rënëve vazhdojnë të mbesin të zhdukur.

Ajo vetëm shpreson të gjendet trupi i të birit që, siç thotë ajo, ta ketë një varr ku ta vajtojë.

Më 29 mars të vitit 1999, forcat serbe kishin rrethuar fshatin Beleg, duke ndarë fillimisht burrat në një vend, ndërsa fëmijët dhe gratë një vend tjetër, për t’i dëbuar këta të fundit në Shqipëri.

Përderisa 46 të mbeturit ishin pushkatuar, e më shumë se gjysma e tyre janë ende të zhdukur.

I mbijetuari tjetër i kësaj masakre, Endrit Binakaj, atë kohë 9 vjeç, tregon që nuk ka besuar se ai dhe të tjerët do të shpëtojnë gjallë.

Binakaj shton se ende i ka të freskëta pamjet e fytyrave të zbehta të meshkujve të cilët, nga momenti në moment, pritej që të ekzekutoheshin.

Duke kujtuar 20-vjetorin e masakrës së Belegut, zyrtarë institucionesh kanë thënë se nuk do të ndalen derisa të drejtësia të vijë në vend, e të gjenden trupat e personave të zhdukur.