Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Masa disiplinore ndaj zyrtarëve për shkelje ligjore

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nëpërmjet një shkrese të martën, e ka njoftuar stafin e tij për masat disiplinore të cilat mund t’i marrë nëse ata e dëmtojnë buxhetin e komunës, dëmtojnë të drejtat e qytetarëve dhe nëse nuk janë të kujdesshëm gjatë proceseve për vendimmarrje.

Kryetari Aliu, këtë shkresë e ka nxjerrë me arsyetim se në të kaluarën për arsye të neglizhencës dhe mospërgjegjësisë së zyrtarëve është dëmtuar paraja publike dhe i është humbur imazhi i Komunës së Ferizajt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëpërmjet kësaj shkrese kryetari Aliu ka kërkuar nga ana e zyrtarëve komunalë të jenë të përgjegjshëm në aspektin e dispozitave ligjore gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ndërkaq gjatë procesit të vendimmarrjes të jenë të kujdesshëm në hartimin e shkresave dhe kryerjen e procedurave ligjore, me qëllim të realizimit të obligimeve institucionale që dalin nga përshkrimi i detyrave të punës së çdo zyrtari konform vendit të punës në kuadër të institucionit.

“Kjo shkresë vjen si rezultat se në të kaluarën për arsye të neglizhencës, veprimit ose mosveprimit konform legjislacionit në fuqi të zyrtarëve komunalë janë dëmtuar buxheti dhe imazhi i Komunës, por edhe janë kufizuar të drejtat e qytetarëve të Komunës së Ferizajt. Prandaj në rast të mos ushtrimit të detyrës suaj konform legjislacionit në fuqi, ju do të mbaheni përgjegjës individualisht dhe të përballeni me masa disiplinore të parapara me ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën e Aliut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)