Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marshim sensibilizues i deçanaseve për kancerin e gjirit

Organizuar nga Zyra e barazisë gjinore dhe e rinisë së Deçanit, dje është mbajtur rrugëve të këtij qyteti një marshim i grave të kësaj komune në shenjë solidariteti në kuadër të muajit vetëdijesues për kancerin e gjirit.

Ky marshim i mbajtur, siç tregoi zyrtarja e Barazisë gjinorë në Komunën e Deçanit, Zojë Sejfiaj, ka qenë një aktivitetit simbolik në shënim të muajit për vetëdijesimin e kancerit të gjirit, si edhe për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe kujdesin më të veçantë për këtë sëmundje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm që prek gratë, si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim.