Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marshim i grave në Tiranë, mesazhe kundër dhunës

Dhjetra gra dhe vajza, të organizuara nga shoqëria civile kanë marshuar sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, për të kërkuar më shumë të drejta për femrat dhe për të protestuar kundër dhunës ndaj tyre.

Marshimi ka nisur nga sheshi Skënderbej në qendër të Tiranës dhe është zhvendosur përgjatë bulevardit.

Protestueset mbanin parrulla e pankarta që përcillnin mesazhe të ndryshme, për barazi gjinore, kundër dhunës ndaj grave, parandalim të martesave në moshë të hershme etj.

Gratë dhe vajzat protestuese e kanë ndaluar për disa minuta këtë marshim para selisë së Kryeministrisë, ku me simbolikën e bilbilave dhe parullat që mbanin në duar, apeluan vëmendjen e shtetit për të drejtat e grave.

Artikuj të ngjashëm