Udhëheqësit e Komunës së Lipjanit dhe menaxheri International Financial Cooperation për Ballkanin Perëndimor, Departamenti i Evropës dhe Azisë Qendrore, Thomas Lubeck, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e projektit: “Përmirësimi i klimës investive II”, i cili ka për qëllim avancimin e zhvillimit ekonomik në Komunën e Lipjanit nëpërmjet thjeshtësimit të procedurave administrative.
Përveç kësaj, marrëveshja ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e klimës për investitorë të huaj dhe vendorë, ndërkaq projekti ndërlidhet me mënyrën programore të punës së bizneseve për të arritur suksese pozitive.
Gjithashtu ky projekt është i shënjestruar që bazohet në përparësitë e IFC-së dhe që adreson prioritetet e qeverisjes dhe nevojat e sektorit privat në Kosovë. Aktivitetet në këtë projekt kanë për qëllim të zvogëlojnë edhe koston administrative të bizneseve për të respektuar rregulloret, për ta mbyllur hendekun në zbatim dhe për të përmirësuar konkurrueshmërinë e ekonomisë.
Menaxheri i projekteve të IFC-së, Thomas Lubeck, ka thënë se është njoftuar për aktivitetet e Komunës në planin e të bërit biznes, ndërkaq do të vazhdojnë së bashku edhe për aktivitete të tjera në të ardhmen. (Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
- Nxitja e rritjes së qëndrueshme në Kosovë kërkon financim të qëndrueshëm
-
Për një vit Lipjani realizoi 37 marrëveshje bashkëfinancimi me partnerë vendorë e ndërkombëtarë
-
MD dhe IFC nënshkruajnë marrëveshje për siguri të investitorëve dhe qasje në kredi
-
Shqyrtohet thjeshtimi i procedurave administrative
-
Korporata financiare mbështet administratën komunale me 200 mijë dollarë