Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marrëveshja Kolektive avantazh për punëtorët, sfidë për bizneset

Draft-marrëveshja e përgjithshme kolektive ishte tema e diskutimit të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe përfaqësues të bizneseve.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se janë këtu që bashkërisht të diskutojmë dhe të japim komentet e propozimet, të cilat do të dërgohen në Këshillin Ekonomik Social. Ai ka shfaqur bindjen se kjo marrëveshjeështë sfidë për bizneset, por ajo e cila është e sigurt, ajo do të jetë avantazh për punëtorët në të gjithë sektorët publikë e privatë.

AKB-ja këtë draft marrëveshje e ka diskutuar nëpër degët e saja.

“Marrëveshja Kolektive është një kushtetutë ndërmjet punëdhënësve e punëmarrësve”, tha Agim Shahini. Ai shtoi se marrëveshja rregullon: themelimin e marrëdhënies së punës, orarin e punës dhe pushimet, pagat, kompensimet dhe të ardhurat tjera personale, informimi i të punësuarave, ndërprerja e kontratës së punës dhe të drejtat e obligimet e palëve e mënyra e zgjedhjes së kontesteve.

Në fund të diskutimit u tha se kjo marrëveshje është avantazh për punëtorë, sfiduese në implementim, por jo e pakalueshme dhe si e tillë mund të ecë drejt avancimit të të drejtave të dy palëve dhe gjatë implementimit të pësojë ndryshime, tëe inkorporohet Ligji i ri i Punës e Lehonisë që në realizim.