Në të ftohtë e në flluska bore deri në dhjetë orë kanë qëndruar bashkatdhetarët në pikën kufitare në Merdar mëngjesin e 5 janarit, derisa po ktheheshin nga pushimet e fundvitit në vendet perëndimore.
Objekti i ri në këtë pikë kufitare që synonte “punë nën një kulm” të policëve kosovarë me ata serbë (në bazë të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM)) nuk është duke u përdorur nga të dyja palët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Policët serbë janë duke kundërshtuar një gjë të tillë për më shumë se një vit, prejse është përfunduar objekti i ri kufitar. Rrjedhimisht, Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) nuk është duke u zbatuar. E puna aty vetëm nga policët kosovarë nuk po kryen punë.
“Flluska”, siç i referohej fusnotës ish-ministrja pa portofol, Edita Tahiri, e cila i printe edhe ekipit negociator për “çështje teknike” në Bruksel, nuk është shkrirë ende. E me këtë nuk janë eliminuar as kolonat e pritjet e gjata të mërgimtarëve nëpër kufij sa herë që vijnë e kthehen në vendet perëndimore.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Policia thotë se xhandarmëria serbe ka shkelur vijën ndarëse kufitare në Merdar
-
Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar, Policia hedh fajin te pala serbe
-
Policia për pritjet në Merdar: Pala serbe po punon ngadalë dhe me kapacitete të vogla
-
Pritjet në Merdar mbi 3 orë, policia u bën thirrje qytetarëve t’i përdorin pikat tjera kufitare
-
Pritje jo të gjata në hyrje të Kosovës, mërgimtarët thonë se nuk kanë pasur probleme nëpër Serbi