Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mariq: Universiteti i Mitrovicës Veriore me përkrahje dhe mbrojtje të Serbisë

Shteti serb assesi nuk pranon që Universiteti i Mitrovicës Veriore të kalojë nën menaxhimin e institucioneve shqiptare, raporton KTV.

Këtë e përsëriti ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Ljubomir Mariq, në një ceremoni për shënimin e Ditës së Studentëve në Mitrovicë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mariq, i shkarkuar muaj më parë nga pozita e ministrit të pushtetit lokal, thotë se zyrtarët kosovarë që deri dje nuk e kanë ditur çka është arsimi e sot kanë më shumë fakultete se shkencëtarë, nuk mund të vendosin kufij në zhvillimin intelektual e shpirtëror të serbëve të Kosovës.

Tutje, Mariq ka shtuar se Universiteti i Mitrovicës Veriore ishte dhe do të mbetet institucion i rëndësishëm shtetëror dhe si i atillë do të vazhdojë të ketë përkrahjen dhe mbrojtjen nga Serbia. Anëtarja e komisionit për Arsim, Teuta Haxhiu, është shprehur se një gjë e tillë ka qenë e ditur, pasi institucionet e Kosovës po dëshirojnë të bëjnë pazare me ligjin për arsimin e lartë, i cili për 2 herë radhazi u tërhoq nga Kuvendi.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Arsim, Nait Hasani propozoi që ky projektligj, të cilin vetë kërkoi të largohet nga kuvendi pa ndonjë shpjegim, të procedohet edhe njëherë në Qeveri. Kjo nuk ndodhi, pasi deputetët opozitarë lëshuan sallën dhe nuk pati kuorum.