Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marigona Brahimi e KOHËS merr çmim për shkrimin më të mirë për ekonomi nga UGSH-ja

Gazetarja e KOHËS, Marigona Brahimi, ka fituar të premten çmimin “Vangjush Gambeta” për shkrimin më të mirë për ekonomi në shtypin e shkruar dhe online në Kosovë, për vitin 2022.

Çmimet janë ndarë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH).

Brahimit i është ndarë çmimi për tekstin: “Raportet e inspektimeve- infrastruktura e pistës së Aeroportit, e rrezikshme dhe e pasigurt”, të publikuar më 2 mars të këtij viti.

Çmimi “Reporteri i vitit” iu dha gazetares Ilnica Agolli, ndërsa çmimi raportimi më i mirë i vitit shkoi për gazetarin, Artur Bibe.

Gazetarit Xhenur Iseni iu nda çmimi për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar dhe online në Maqedoninë e Veriut.

Çmimi për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar dhe online në Shqipëri, shkoi për Esmeralda Topin.

Edhe Dy gazetarët e KOHËS shpërblehen me çmime nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Arbëri Dy gazetarët e KOHËS shpërblehen me çmime nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Gazetares Elisabeta Dosku, iu dha çmimi për shkrimin më të mirë ekonomik televiziv në Shqipëri.

Çmimi “ Karriera” shkoi për gazetarin Dalip Greca, pas vdekjes, përderisa çmimi karrierës iu dha gazetarit Gëzim Baxhaku nga Kosova. Kurse gazetari Bashkim Tufa morri çmimin “Ismet Bellova”.