Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojë seanca konstitutive, në të cilën duhet debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Deputetët sot, ditën e nëntë me radhë, do të debatojnë për propozimin për përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, që është parakusht për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Komision, VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar.
Seanca konstituive kuvendore filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës Ligjdhënëse.
Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.