Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi sot ka shpallur zgjedhjet presidenciale.
Krahas zgjedhjeve presidenciale, do të mbahen edhe ato lokale për komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës.
Xhaferi kërkoi zgjedhje të lira dhe demokratike, të cilat sipas tij do të jenë kyç që vendi të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, transmeton ksp.
Sipas Kushtetutës dhe afateve të parapara, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.
Kandidatët duhet të paraqiten deri më 21 mars ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpallen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut
-
Zgjedhjet lokale në Maqedoni më 17 tetor
-
Xhaferi shpalli për 12 prill zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut
-
Shqiptarët presin që presidenti i ri në Maqedoninë Veriore të luftojë për të drejtat e tyre
-
Xhaferi: Zgjedhjet presidenciale mund të mbahen më 21 prill