Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maqedonia Veriore heq ndalesën për peshkun e Kosovës

Republika e Maqedonisë Veriore ka marrë vendim për eliminimin e ndalesës së importit të peshkut nga Kosova, bën të ditur Tetova Sot. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ishte përgjigjur me masa reciproke Maqedonisë së Veriut duke ndaluar mjaltin dhe pataten e këtij shteti të futet në Kosovë.

Pas këtyre masave reciproke nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut ka reflektuar duke eliminuar ndalesën e importimit të peshkut pas takimit që patën të dy palët.

Pas këtij vendimi të Maqedonisë së Veriut, pritet edhe vendimi i ministrit në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ta heq ndalesën për mjaltin dhe patatet nga Maqedonia e Veriut.

Artikuj të ngjashëm