Në Kuvendin e Maqedonisë është zgjedhur pak momente më parë me 61 vota ‘pro’ Prokurori i ri publik, Lubomir Joveski.
Kanë votuar ‘pro’ 49 deputetë të LSDM-së, 10 deputetë të BDI-së, kreu i RDK-së Vesel Memedi dhe Cedomir Sazdovski, ndërsa Meral Ferat Yzeri e PDSH-së ka abstenuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJoveski 63-vjeçar në punën e tij të deritanishme ka punuar në sferën penale. Më shumë se 15 vite ka punuar si gjykatës nëpër lëndë penale, ndërsa në një mandat ka udhëhequr Gjykatën Themelore Shkupi 2, ndërsa ka edhe përvojë pune prej mbi 12 vite si prokuror publik dhe shtatë vite në sferën e ekzekutimit të sanksioneve penale.
Joveski në vitin 1979 bëhet praktikant në Sekretariatin republikan për Gjyqësi të Republikës Socialiste të Maqedonisë. Nga viti 1987 ka qenë gjykatës në Gjykatën Komunale Shkupi 2, në vitin 2003 është zgjedhur për zëvendësprokuror publik, ndërsa nga viti 2015 është anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë të RM-së.