Shkup, 6 dhjetor – Qeveria e Maqedonisë vendosi sot të dërgojë ndihma humanitare për të ndihmuar zonat e prekura nga përmbytjet në Shqipëri, shkruan “nezavisen.mk”.
”Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucione të tjera të rëndësishme janë ngarkuar që të dorëzojnë një propozim për ndihmën lehtësuese që do të dërgojë Maqedonia për Shqipërinë”, njoftoi qeveria.
“Shirat e vazhdueshëm dhe përmbytjet sollën evakuimin e 600 familjeve në rajonet jugore të vendit”, sipas medias lokale.
“Autoritetet shqiptare kanë filluar të përllogarisin dëmet për të përcaktuar kompesimet financiare”, sipas raportimeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria e Maqedonisë së Veriut jep 100 mijë euro për Shqipërinë
-
Maqedonia ndau 100 mijë euro ndihmë për të përmbyturit në Shqipëri
-
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndan 100 mijë euro për Shqipërinë
-
Kosova dërgon pajisje për nevoja emergjente në Shqipëri
-
Qeveria boshnjake dërgon 50 tonë drithëra në Shqipëri