Në takimin me homologët, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit vazhdojnë të jenë të lirë dhe të pandëshkuar për aktin e kryer.
Ai ka qenë pjesë e ministerialit të Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC) dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor (ËB), që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.
Aty Maqedonci ritheksoi edhe orientimin e Kosovës për anëtarësimin në BE dhe NATO dhe ka kërkuar përkrahjen e vendeve pjesëmarrëse në këtë format për realizimin e këtyre aspiratave.
“Në adresimin tim ritheksova gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj të drejtë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa njëkohësisht i informova të pranishmit për kontributin e vendit në mbështetje të Ukrainës, konform kapaciteteve dhe resurseve të vendit tonë”, ka shkruar ministri në Facebook.
-
BE-ja përsërit keqardhjen për mosveprimin e Serbisë ndaj përgjegjësve për Banjskën
-
BE-ja shpreh keqardhje që Serbia s’i ka marrë veprimet e nevojshme në sulmin në Banjskë
-
BE-ja e shqetësuar se kryerësit e sulmit të Banjskës në vend të dënimit marrin pjesë në protesta në Serbi
-
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë
-
Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme të përballet me çdo kërcënim