Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MAPL mbështet projektin “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal , Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës joqeveritare “Progres Center-PC”, Adnan Hajra, për financimin e projektit “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje” ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve që të bëhen pjesë e vendimmarrjes sa i përket politikave në nivel lokal, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fokus të realizimit të projekteve do të jenë: monitorimi e mbledhjeve të rregullta të kuvendeve të komunave, vetëdijesimi i qytetarëve për të qenë aktiv në vendimmarrje, si dhe përgatitja e fletushkave dhe raporteve që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve për vendimmarrje dhe format e qytetarisë aktive.

Projekti ka për qëllim përmirësimin e transparencës në vendimmarrje dhe informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre në vendimmarrje.