Me projektligjin e ri për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura parashihet edhe rishikimi i agjencive ekzistuese.
Nëse këto agjenci nuk i plotësojnë kushtet atëherë edhe mund të shuhen, raporton KTV.
Nga Departamenti Ligjor, Naser Shamolli tregon se në kuadër të këtij ligji do të krijohet edhe një koncept dokument, i cili do ta përcaktojë se çfarë do të ndodhë me agjencitë.
Ky ndryshim por edhe ato që do të ndodhin në kuadër të pakos ligjore me pagat dhe zyrtarët publikë po cilësohen si moment historik për reformat në administratën publike.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se këto tri projekt ligje janë shtylla të modernizimit të administratës, të cilat do ta rrisin transparencën dhe llogaridhënien.
Me gjithë punën e cila po bëhet për punimin e tyre, në shoqërinë civile thonë se nuk mjafton vetëm miratimi nga ana e Kuvendit të Kosovës por edhe zbatimi në praktikë nga institucionet.
Edhe
Nisin konsultimet publike për tri projektligjet përafruese me BE-në
Për këto tri projektligje e BE-ja kishte kërkuar që të miratohen në Kuvend deri në fund të muajit qershor. Në të kundërtën, qeveria rrezikon t’i humbë 25 milionë euro, të cilat BE-ja i ka ndarë si ndihmë për procesin katërvjeçar të Kontratës për Reformë Sektoriale të Administratës Publike.
Derisa vetëm sot ministria ka filluar edhe fushatën e informimit dhe konsultimit të publikut, të cilat do të zgjasin 15 ditë pune.
-
Yagcilar thotë se Kushtetuesja mund të kërkojë amandamentimin e Ligjit për paga
-
Reforma në Administratën Publike, Komisioni Evropian ofron përkrahje buxhetore
-
Kalojnë në Kuvend tri ligje të reformës administrative, Kosova më afër BE-së
-
Ministria e Administratës Publike më efektivja sipas analizës së shoqërisë civile