Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Manxhuka: Kemi qenë të bindur se do të prishen shumë interesa

arlind manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që e dënoi Manxhukën dhe deputetin e LVV-së, Egzon Azemi, me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes.

Pas lirimit të Dejan Pantiqit nga paraburgimi, atëkohë i dyshuar për kryerje të veprës terroriste në dhjetor të 2022-ës Azemi shpërndau citatin “tradhtarët, plumbin e kanë hak” e Manxhuka ka shkruar se “ky aktlirim është akt tradhti”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndikimi i Serbisë në veri, bandat kriminale atje janë shpartalluar. Ajo që jo që nuk u bë, por që u stimulua për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat. Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Manxhuka në reagimin e tij në Facebook.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar zëdhënësin e Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetin Egzon Azemi me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes. Ndërsa të akuzuarit Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani me 6 muaj burgim për kanosje.

Në bazë të aktakuzës së ndryshuar në vitin 2026 zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka dhe deputeti i LVV-së, Egzon Azemi, akuzohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërsa Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj akuzohen për “Kanosje” drejtuar Afrim Shefkiut, prokuror special dhe Mentor Bajraktarit, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lexo përditësimet tjera
Aktivistet e VV-se dhe Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Qeverisë dhe deputeti i LVV-së dënohen për nxitje të përçarjes

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar zëdhënësin e Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetin Egzon Azemi...