Banorët e lagjes “Fidanishte” të Pejës duhet të presin së paku edhe disa muaj për ta shfrytëzuar Qendrën e Mjekësisë Familjare, e cila është në rinovim e sipër. Mangësitë tenderuese, sipas zyrtarëve komunalë, kanë bërë që rinovimi të mos përfundojë ende, shkruan sot Koha Ditore.
Disa ditë para se të nisnin punimet për rinovimin e tërësishëm të këtij objekti shëndetësor në lagjen më të madhe të qytetit të Pejës, drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci, pati thënë se ambulanca do të mbyllet për 100 ditë, sa është paraparë të zgjasin punimet rinovuese në këtë objekt të dytë të shëndetësisë primare për nga madhësia në Pejë, që u ofron shërbime mjekësore mbi 15 mijë banorëve.
(Gjerësisht sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Qendra e Mjekësisë Familjare (5) në Pejë pjesërisht funksionale
-
Zvarritet prej një viti projekti i ambulancës për 3 lagje të Pejës
-
QMF-ja e përuruar 8 muaj më parë në Pejë, mbulohet nga lagështia
-
Riparohet sistemi i ventilimit dhe klimatizimit në qendrën COVID në Pejë
-
QMF-së më të madhe në Pejë i kthehet pas dy viteve kujdestaria