Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mandl pyet Vuçiqin: Pse e kërcënon vazhdimisht fqinjin tënd, pse gjithmonë përshkallëzim

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka thënë pyetur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pse po vazhdon me përshkallëzime e shkatërrim.

Mandl në postin në Twitter e ka pyetur Vuçiqin se pse e kërcënon vazhdimisht fqinjën, Kosovën.

“Pse gjithmonë përshkallëzim, shkatërrim, president Vuçiq? Pse Serbia nuk po tëërhiqet nga gjitha lidhjet me Putinin-Rusinë? Pse e kërcënon fqinjin tënd vazhdimisht? A nuk ke fare sens për mësimet që na mëson historia?” – ka shkruar Mandl.

Ndaj tij ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Lobuesi i shqiptarëve Lukas Mandl nuk shqetësohet për faktet. Ai ka probleme me Vuçiqin, i cili e ruan paqen e stabilitetin, dhe ai nuk ka probleme me dhunën e Kurtit kundër serbëve”, ka shkruar Petkoviq.