Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Manastiri i Deçanit nuk i paguan shpenzimet e ujitjes që nga paslufta

Që nga paslufta, Manastiri i Deçanit nuk i ka kryer obligimet që ka ndaj Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Drini i Bardhë”, raporton KTV.

Ndonëse zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje u kanë dërguar disa herë fatura, nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje.

Kështu Manastiri ujit tokat që i ka në masë të konsiderueshme, por nuk paguan asnjë cent për këtë shërbim.

Bordi i kësaj ndërmarrjeje këtë rast do ta dërgojë edhe në Gjykatë.

Shoqëria Civile në këtë komunë thotë se edhe disa fshatra nuk po mund ta përdorin ujin e lumit, pasi ai rrjedh nëpër oborr të manastirit.

Sipas zyrtarëve të Kompanisë “Drini i Bardhë”, manastiri thirret në bazë të ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, i cili objektet e kultit i liron nga pagesa për shërbimet e ujit. Po në këtë ligj thuhet se në këtë lirim nuk përfshihen objektet përcjellëse administrative dhe fitimprurëse.