Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malisheva planifikon 4 milionë euro për projekte kapitale

Drejtori i Buxhetit në Komunën e Malishevës, Valon Mazrreku, e ka paraqitur buxhetin para qytetarëve të Llazinës dhe Balincës, ndërsa në hollësi është ndalur në hartimin e listës së projekteve kapitale, në mënyrë që 4.3 milionë euro, të investohen, duke u bazuar në nevojat e banorëve të Komunës së Malishevës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë debatit me banorët e këtyre 2 fshatrave, si kërkesa emergjente për investime për vitin e ardhshëm janë rruga e lagjes së Dobrunëve, për në shkollë, një urë, nënkalimi në pjesën e autostradës dhe ndërtimin e 300 metrave rrjet të kanalizimit.

Pastaj një rrugë në lagjen e Javorëve, si edhe vazhdimi i rrjetit të ujësjellësit në një pjesë të fshatit, pasi nuk është i shtrirë rrjeti. Për Balincën është kërkuar që të rregullohet një trotuar për nxënës, eliminimi i ujërave rruga dhe zgjerimi i kanalizimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)