Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka marrë edhe një vendim, përmes së cilit ju ndalohen ekskursionet e shkollave të mesme jashtë vendit, përjashtuar vizitat studimore apo ato me karakter edukativo-arsimor, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Me propozimin e anëtarit të KK të Malishevës, Januz Kastrati dhe Ahmet Rrahmanaj, ky lloj i ekskursionit është marrë vendim që të mos organizohet, përjashtuar vizitat me karakter studimor, arsimor dhe edukativ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtarët e KK, me shumicë të votave, praktikisht me përdorimin e votës së dyfishtë të kryesuesit, morën vendim që këto lloj të “ekskursioneve” të mos organizohen jashtë vendit, por ekskursionet të bëhen vetëm brenda vendit.
KK i Malishevës, gjithashtu mori vendim për përkrahjen e klubit të futbollit “UV Malisheva”, si dhe për mbështetjen financiare për mbajtjen e Festivalit Folklorik “Oda e Llapushës”, edicioni i katërt.