Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot takimin e parë publik për vitin 2017, lidhur me realizimin e projekteve dhe buxhetit komunal, në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Fillimisht, është prezantuar botimi i një fletëpalosje, lidhur me buxhetin dhe investimet e Komunës së Malishevës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, botimi i së cilës është mundësuar nga OSBE.
Bazuar në këtë raport, buxheti komunal është shpenzuar në masën 47.62 për qind, ndërsa në pjesën e investimeve kapitale, nga 4.15 milion, është shpenzuar në masën 42.97 për qind e planifikimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kallëzim Penal ndaj disa zyrtarëve të Komunës së Malishevës me dyshimin për keqpërdorime
-
Malisheva do të ketë buxhet më të madh për 1.2 milionë euro
-
Malisheva ka 4.3 milionë euro për investime kapitale në 2019-ën
-
Buxheti 2018-2020 i Komunës së Malishevës, afër 14 milionë euro
-
Ish-kryetari i Malishevës dënohet me gjashtë muaj burgim