Malishevë, 31 gusht – Komuna e Malishevës e pret e gatshme fillimin e vitit të ri shkollor – 2018-19. Kështu është shprehur drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, gjatë një takimi me drejtorët e të gjitha institucioneve arsimore të komunës.
Në kuadër të përgatitjeve, ai paraqiti para të pranishmëve realizimet dhe përgatitjet për furnizim me tekste mësimore, ku MASHT-i veç ka filluar të furnizojë me libra falas.
Viti i ri shkollor fillon më 3 shtator për të gjitha shkollat, përjashtimisht në ndonjë institucion arsimor ku punimet për rinovimet e objekteve shkollore janë në përfundim e sipër.
Artikuj të ngjashëm
-
Malisheva e shtyn për dy ditë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, shkak vërshimet
-
Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në Malishevë
-
Miratohet kalendari për vitin shkollor 2025/2026
-
Shkollat në pritje të katalogut nga MASHTI, paralajmërohen pasoja nëse vonohet
-
Meksika tërhiqet nga ideja për ta ndryshuar kalendarin shkollor për shkak të Botërorit