Komuna e Malishevës, në kuadër të programit DEMOS, për vlerësim të performancës komunale, është përfituese e projektit për ndërtimin e rrethojës dhe rezervuarit të ujit për pije në fshatin Senik.
Komuna, përmes një kumtese për media, ka bërë të ditur se ky projekt është bashkëfinancim mes komunës, Helvetas Swiss Intercooperation dhe MAPL-së.
“Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, projekti nga granti i performancës, do të kushtojë 114 089 euro, dhe është bashkëfinancim me komunën. Pjesa e financuar nga granti i performancës (DEMOS) është 77 964 euro, ndërsa pjesa e Komunës së Malishevës, është 36 125 euro”, thotë komuna.
Përmes këtij projekti, synohet të realizohet një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të sistemit të ujësjellësit nga fshati Senik, e ku do të furnizohen me ujë edhe dymbëdhjetë fshatra tjerë të Komunës së Malishevës.
-
Thatësia e gjatë vështirëson furnizimin me ujë në fshatrat e Malishevës
-
Malisheva subvencionon 60 bujq
-
Javën tjetër nis ndërtimi i ujësjellësve për fshatrat e Malishevës, Temeqinë e Jançisht
-
Katër komuna përfitojnë mbi 1.5 milionë euro nga granti i performancës komunale
-
Komuna e Mitrovicës përfiton grant prej 93,681 euro nga DEMOS-i