Arbëri

Maliqi ironizon Haradinajn: Veç a je që shkon në SHBA, t’i paguajmë edhe tri doktoratura

Analisti Agon Maliqi ka ironizuar me përpjekjen e kryeministrit Ramush Haradinaj për të arsyetuar motivin e largimit të prokurorit Elez Blakaj.

Duke folur në Interaktiv të KTV-së, Haradinaj tha se Blakaj ka shkuar në SHBA se fitoi bursë për magjistraturë.

“Haradinaj, tu e qitë në dyshim motivin e largimit të prokurorit Blakaj: ‘Edhe mua po t’ma jepnin një magjistraturë, shkoj sot në Amerikë’. Qaq e lehtë kjo punë a? T’i mbledhim paret saora o Ramush. Edhe për tre doktoratura ndaq. Veç a je që shkon dhe që përgatitesh për testin GRE. Janë aty do pyetje të randa matematike. Ta blejmë edhe një digitron të mirë, se helbete të shkon gabim naj llogaritje për 19,000”, ka shkruar Maliqi.

Lexo edhe: Kryeministri fyen Blakajn, thotë se gënjen për kërcënime nga veteranët