Tregu i Përbashkët Rajonal është më i përshtatshëm për Malin e Zi se iniciativa e “Ballkanit të Hapur”, ka thënë kryenegociatorja malazeze për pranim të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, Zorka Kordiq.
Në një deklaratë për “Vijesti”, ajo ka thënë se pasi që Mali i Zi është shteti më së afërmi integrimit në BE, Qeveria përkrah implementimin e iniciativave rajonale ekskluzivisht si instrumente të përshpejtimit të anëtarësimit në BE.
“Prandaj, ne jemi fillimisht të fokusuar në implementimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, si iniciativë politike që përfshin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar ajo, duke kundërshtuar idenë e “Ballkanit të Hapur” si nismë e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kordiq ka thënë se Tregu i Përbashkët Rajonal është më gjithëpërfshirës se “Open Balkan”, sepse pos lirisë së lëvizjes, adreson edhe çështjet e infrastrukturës digjitale, inovacionit dhe një politikë investimi, bazuar në standardet e BE-së.
Pos Malit të Zi, “Open Balkan” është refuzuar edhe nga Kosova.
-
Kurti refuzon ftesën e Maqedonisë për pjesëmarrje në samitin e “Ballkanit të Hapur”
-
Osmani dhe Abazoviq përplasen për “Ballkanin e Hapur”
-
Abazoviq i përgjigjet pozitivisht ftesës së Vuçiqit për Ballkanin e Hapur
-
Serbia fton Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”
-
Gjukanoviq: S’pajtohem me Abazoviqin për “Ballkanin e Hapur”, na duhet BE-ja