Kompanitë hungareze janë duke e hulumtuar tregun e Kosovës për t’i parë mundësitë e investimeve, ka thënë sekretari i Hungarisë për diplomaci ekonomike, Levente Magyar,shkruan sot Koha Ditore.
Ai për dy ditë ka qëndruar në Kosovë, me rastin e nënshkrimit të Protokollit të përbashkët, si rezultat i Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Kosovar-Hungarez për Bashkëpunim Ekonomik. Ky Protokoll prek shtatë fusha për të cilat do të ketë bashkëpunim: në tregti, turizëm, edukim, sport, agro-kulture, infrastrukturë rrugore, energji.
Sekretari Magyar, në intervistën dhënë “Kohës Ditore” ka thënë se hapja e linjës së drejtpërdrejtë ajrore ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë thellon edhe më tutje bashkëpunimin. Ai, po ashtu, ka premtuar lehtësira sa u përket procedurave për lëshimin e vizave, pasi Kosova ende nuk është pjesë e zonës Schengen. Sekretari i shtetit hungarez ka folur edhe për ofertën që shteti i tij ia ka prezantuar Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e stadiumit kombëtar, përmes kredisë të cilën do ta ndante Banka Shtetërore e Hungarisë. Magyar ka thënë se aktualisht janë në pritje të përgjigjes nga ana e Qeverisë së Kosovës, për të cilën shpreson të jetë pozitive.
(Intervistën e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Oferta e Hungarisë për stadiumin e Kosovës
-
Hungaria mbështet plotësisht aspiratën e Kosovës për integrim evropian
-
MKRS-ja është e interesuar të rrisë bashkëpunimin me Hungarinë me veprime dhe projekte konkrete
-
Kosova mirënjohëse ndaj Hungarisë për mbështetjen e proceseve shtetndërtuese të saj
-
Ambasadori shprehu gatishmërinë e Hungarisë për të mbështetur zhvillimin e Kosovës