Edhe pse Serbia është i vetmi vend në rajon që ka dalë kundër sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se ky shtet është prioritet për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Në një njoftim për shtyp të Presidencës serbe pas bisedës që Macroni ka pasur të shtunën me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, është theksuar se “Franca e përkrah haptas Serbinë në rrugën për integrim në Evropë”.
Sipas komunikatës, Macroni ka mirëpritur votimin e Serbisë në Kombet e Bashkuara për të dënuar agresionin rus në Ukrainë.
Komunikata vë në pah se Macroni i ka thënë Vuçiqit se pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike në Evropë dhe botë, “Serbia mbetet prioritet kyç dhe vendi i parë për t’u pranuar në Bashkimin Evropian”.
I shpejtë ka qenë reagimi në Kosovë ndaj këtij publikimi të Presidencës serbe. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shkruar në Twitter për njoftimin duke ia kujtuar shkurt Francës se deklarimi vjen vetëm një ditë pas marshit masiv pro-rus në Beograd.
-
Macron, Vuçiqit: Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që dëmton dialogun Kosovë-Serbi
-
Macron: Normalizimi i marrëdhënieve kusht thelbësor për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë
-
Macroni uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Normalizimi i raporteve me Serbinë, çështje e sigurisë evropiane
-
Vuçiqi i ashpër me Kroacinë e Slloveninë që mbështeten heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE