Arbëri

Lutje për Ukrainën në katedralen e Prishtinës

Në Katedralen “Nëmë Tereza” në Prishtinë po mbahet meshë për Ukrainën.

Lutjet për Ukrainën aty kanë filluar në orën 18:00.

Në një njoftim në Facebook, nga katedralja është thënë se “edhe Kisha në Kosovë i bashkohet lutjes së Kishës Universale për Paqe”.

Mesha vjen pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ku qindra njerëz kanë vdekur dhe më shumë të tjerë janë plagosur. Ndër të vrarët është raportuar edhe për fëmijë.

Kosova e ka mbështetur Ukrainën dhe e ka dënuar pushtimin rus duke vendosur edhe sanksione kundër Rusisë.

 
? Mesha dhe lutja për Ukrainën në katedralen e Kosovës

? Mesha dhe lutja për Ukrainën në katedralen e Kosovës Youtube:https://youtu.be/1DWFTxs7oZk

Posted by KosovaPress on Wednesday, March 2, 2022