Sami Lushtaku, ish-komandanti i UÇK, i dënuar me shtatë vjet burgim për rastin “Drenica II”, përmes një letre ka kujtuar kohën kur luftonte bashkë me Adem e Hamëz Jasharin.
Ai ka kujtuar Epopenë e UÇK-së dhe thotë se përherë mbetet përkrah familjes Jashari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLetrën e ka postuar në Facebook djali i Sami Lushtakut, Mërgimi:
Letër nga Burgu
Sa herë që vjen fillimi i marsit, më kujtohet që patëm nisur bashkë me Ademin e Hamzën dhe shokët e tjerë për me e çliru vendin tonë nga pushtuesi serb. Ju keni kalu në amshim e ne mbetëm ende duke u mundu me e dërgu në vend amanetin që na e latë. Edhe Epopenë e këtij viti, mbes i përkushtuar që të shkoj pas rrugës të cilën e patëm fillu bashkë. E kujtojmë përherë Epopenë e UÇK-së dhe ata që ranë për idealin më të madh, çlirimin e Kosovës. E them me tërë mendjen e trupin tim, se mbetem përkrah shokëve dhe familjeve të ushtarëve të UÇK-së, në krye me familjen Jashari dhe me komandantin tonë legjendar Adem Jashari.
Përgjithmonë së bashku me familjen Jashari dhe idealin e tyre. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.
Me respekt,
I juaji Sami Lushtaku.