Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, ka njoftuar se shkollat “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa” dhe “Nazim Gafurri” do ta nisin procesin mësimor gjithëditor nga 30 shtatori. Ajo tha se më 2 shtator nisën vetëm dy, “Shkolla e Gjelbër” dhe Shkolla “Model”, si pjesë e një plani.
“Në tri shkollat e tjera do të fillojë brenda shtatorit, pra në 5 shkolla...Gjithçka është brenda planit operativ, nuk është vonesë, por planifikim pas shkollat kanë përjetuar një ndarje të cikleve”, ka thënë Lushaku.
Sipas drejtoreshës së Arsimit, Komuna i ka ndarë ciklet 1-5 dhe 6-9 me qëllim që të fitohet hapësirë.
“Kërkohet një fazë adoptimi në lokalet e reja”, ka thënë ajo të hënën para mediave.
-
Me gjithë zotimet, mësimi tërëditor s’do të nisë në tri shkolla të Prishtinës
-
Telashet me mësimin tërëditor
-
Komuna e Prishtinës synon ta dyfishojë numrin e shkollave me mësim tërëditor vitin e ardhshëm
-
Plani për mësim tërëditor parasheh dyfishim të orëve të sportit, artit e muzikës
-
Drejtoresha e Arsimit jep detaje për mësimin tërëditor në Prishtinë