Ligjëruesja në Universitetin e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku e ka cilësuar angazhimin e saj në politikë “vlerë për shoqërinë kosovare e cila vazhdon të kërkojë politikanë kompetentë e të ndershëm; të gatshëm për t’i ofruar më të mirën e tyre vendit”.
“LDK mbetet e hapur për profesionistë, intelektualë, e aktivistë publikë që ndajnë bindje të njëjta e që kanë vullnet për shërbim ndaj vendit. Kjo shtëpi e demokracisë, si alternativë e vetme e dekadës së tashme, do t’i pasurojë radhët e veta me më të mirët e shoqërisë; në të gjitha nivelet pa dallim. Ekipi ynë i ardhshëm, me të tillë si profesoresha Lushaku - Sadriu, ka të ardhme të sigurt”, ka thënë Abdixhiku.
Lushaku-Sadriu është ligjëruese në Departamentin e Shkencës Politike.
-
Lushaku për Veliun: LDK-ja i ka hapur dyert për bashkim
-
Haziri: LDK-ja u takon idealistëve e idealistët e saj janë anëtarësia, jo funksionarët
-
Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”
-
LDK e Vjosa Osmani bëhen bashkë për zgjedhje
-
Lushaku-Sadriu i reagon Nagavcit: Emrin e keni, tregoni a i keni 66 vota