Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se partia e saj i ka hapur dyert për bashkim për të gjithë ata që i “kanë vlerat tradicionale të LDK-së”, kur u pyet për mundësinë që Agim Veliu të kthehet në parti.
“LDK me gjithë traditën e saj, është shtëpi e madhe, i ka hapur dyert për bashkim të të gjithë atyre që në të vërtetë besojnë në vlerat tradicionale të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në këtë rast dyert janë të hapura dhe besoj se të gjithë do të jemi të bashkuar”, ka thënë ajo kur është pyetur për mundësinë e kthimit të Veliut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë konferencën për media pas takimit me partitë tjera, ajo ka thënë se ka nisur një “mobilizim për ta linçuar LDK-në”.
“Ne kemi qenë dëshmitarë që mbrëmë në mesnatë ka pasur një fushatë ndaj LDK-së. Me gjasë disa eksponentë që po udhëheqin propagandë ndaj LDK-së kanë gjeneruar posterë të ndryshëm në gjuhën serbe, kanë dhënë deklarata për dorëheqje brenda LDK-së... deri tash nuk ka absolutisht. Po vërehet që ka një mobilizim për ta linçuar LDK-në. Normalisht kur ka lëvizje pozitive, kur dashakeqët e vërejnë që ka potencial për rritje të një partie politike dhe mund të jetë kundërshtare e denjë, ata vihen në lëvizje për të bërë të tilla gjëra”, ka thënë ajo.
Agim Veliu, ish-kryetar i Podujevës dhe ministër në disa raste, nuk u përfshi në zgjedhjet e fundit në listën e LDK-së për deputetë. Ai ka qenë kritik i hapur i Kryesisë së viteve të fundit.