Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lushaku: Në pushtet kemi parti që ende s’kanë folur për çështje tepër të rëndësishme

Jehona Lushaku, profesoreshë në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, ka komentuar faktin se dy partitë në pushtet nuk kanë diskutuar ende mes vete për çështjet e mëdha, duke marrë shkas kësisoj nga një deklaratë e ditës e të parit të ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

“Në pushtet kemi parti politike që janë në koalicion e që nuk i kanë diskutuar në mes vete dy çështje tepër të rëndësishme për shtetin e Kosovës: Formimin e Ushtrisë dhe Demarkacionin. Këtë e deklaroi kryeministri sot”, ka thënë Lushaku, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njohësja e çështjeve evropiane ka thënë në shtetet me demokraci të zhvilluar kjo nuk mund të ndodhë.

“Derisa, në shtete demokratike partitë politike me javë të tëra diskutojnë të gjitha çështjet para se të arrijnë marrëveshje për koalicion. Kompromiset arrihen për çështje/politika e jo vetëm për poste. E koalicionet nga partitë politike në Kosovë janë të bazuara veç në ndarje të posteve”, ka thënë tutje Lushaku, teksa ka dhënë edhe një argument për këtë.

“Këtë e dëshmon edhe numri i zëvendësministrave të emëruar/caktuar si obligim nga ndarja e posteve nga partitë në pushtet”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës ka pranuar se janë të ndarë me partnerin e koalicionit PDK-në rreth demarkacionit, ndërsa me Listën Serbe nuk kanë folur asnjëherë për transformimin e FSK-së në Ushtri. Haradinaj, këto komente i bëri pas takimit me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, raporton KTV.

Kryeministri nuk ka pranuar të flasë për reagimin e ashpër të shteteve të Quint-it, që u shprehën ashpër kundër që Kosova ta zhbëjë Specialen.