Ulrike Lunaçek, raportuesja në largim e Parlamentit Evropian për Kosovën ka thënë se para 20 vjetësh para se të bëhet politikane ka menduar shumë për gratë që preken nga konfliktet e mbesin si të mbijetuara të dhunës seksuale.
Ajo gjatë konferencës “Qasja në drejtësi dhe reparacione për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin” që po mbahet në Prishtinë, theksoi se është mirë që kjo temë tashmë as në Kosovë nuk është më tabu.
Lunacek bëri thirrje që të mbijetuarat e dhunës seksuale të mos heshtin por ta ngrisin zërin e t`i kërkojnë të drejtat e tyre që të jenë të barabarta në shoqëri.
Lunaçek deklaroi po ashtu se i gëzohet faktit qe edhe në Kosovë ka gra të fuqishme që nuk heshtin por kërkojnë të drejtat e tyre.
-
Husiq: Kosova ta ndjekë shembullin e Bosnjës për statusin e viktimave të dhunës gjatë luftës
-
Osmani për viktimat e dhunës në luftë: S'ka drejtësi pa u mbajtur përgjegjës kriminelët
-
Krerët e institucioneve kërkojnë drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
-
Osmani para Këshillit të Sigurimit kërkon drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
-
Haxhiu: Mbi 60 raste të dhunimeve seksuale në proces të hetimit