Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lumir Abdixhiku shërohet nga COVID-19

Foto: Alban Bujari / Koha

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19. Ai ka thënë se së bashku me bashkëshorten e kanë fituar betejën me virusin.

“E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK-ja se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë. Kështu, ngadalë e më në fund, po I kthehemi normalitetit. Faleminderit secili për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë. Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Artikuj të ngjashëm