Sot, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, Haxhi Dërguti dhe Laura Pula, kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Gjilanit.
Gjatë këtij takimi, Lumezi dhe anëtarët e komisionit, Haxhi Dërguti dhe Laura Pula, kanë diskutuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e Strategjisë kundër korrupsionit dhe të arriturat e kësaj prokurorie gjatë zbatimit të saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, ata diskutuan edhe për arritjet dhe sukseset e kësaj prokurorie, ku u konstatua se Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka pasur rezultate të mira dhe rritje të efikasitetit të punës.
Gjithashtu, të pranishmit kanë biseduar lidhur me ndryshimet e legjislacionit penal që janë duke u bërë nga grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit.
Vlen të theksohet se Kryeprokurori Lumezi, dhe anëtarët e komisionit në fjalë, gjatë ditëve në vijim do t’i vizitojnë të gjitha prokuroritë e Kosovës, ku do të diskutojnë me eprorët e prokurorive lidhur me zbatimin e Strategjisë kundër korrupsionit.