Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lumezi u përgjigjet akuzave: Jemi mësuar me shpifjet e Hasanit

Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i shtetit, i është përgjigjur akuzave të Enver Hasanit për falsifikim të provimit të jurisprudencës, raporton Koha.net.

Hasani, ish-rektor dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese u dënua sot për aferën e përkthimit të librave për nevoja të UP-së me një vjet burgim me kusht. Në të njëjtën ditë ai ka akuzuar Lumezin për falsifikim të provimit të jurisprudencës përmes një raporti të cilin ia ka dërguar të gjitha vendeve të Quintit në Kosovë dhe vetë Lumezit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportin e plotë të Hasanit në të cilin akuzohet Lumezi mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Megjithatë, këto akuza Lumezi i ka quajtur vetëm shpifje.

“Jemi mësuar me terminologjinë shpifëse të z. Hasanit. Autorët e këtyre shpifjeve nuk meritojnë përgjigje vetëm përbuzje”, ka thënë Lumezi për Koha.net.