Sipas kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, Prokuroria e Shtetit gjatë vitit të kaluar ka treguar efikasitet të lartë. Ai ka thënë se janë zgjidhur mbi 66 mijë lëndë.
Në konferencën vjetore të prokurorëve, tha së në vitin 2017 kanë shënuar efikasitet edhe sa i përket ngritjes së aktakuzave dhe përfundimin e tyre me aktvendime dënuese.
Sipas tij, pavarësisht punës që është bërë vitin e kaluar kjo nuk do të thotë se duhet të vetëkënaqën pasi organi i akuzës ka sfida të shumta, përcjell Kosovapress.
Lumezi tha këtë vit pret nga prokurorët zbardhjen e rasteve të vrasjeve të figurave publike para, gjatë dhe pas luftës dhe kryerësit e këtyre veprave të dënohen.
Po ashtu, gjatë këtij viti Lumezi tha se duhet të punojnë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, e tjera.
Edhe
Lumezi: Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve të lartë
Lumezi tha se lufta ndaj korrupsionit është sfidë tjetër për prokurorinë. Ai tha se vetëm vitin e kaluar kanë zgjidhur 480 raste të korrupsionit.
Kujtojmë se vitin që shkoi u përshkua me raportimin rreth falsifikimit të dosjes së provimit të jurisprudencës nga Aleksandër Lumezi.
-
Kryeprokurori Lumezi arsyetohet me mungesën e rezultateve te hetimet për korrupsion
-
Kritikat për dështim, Lumezi i sheh si presion në punën e prokurorëve
-
Lumezi thotë se janë zgjidhur mbi 74 mijë dosje penale, por ende duhet punë që qytetarët t'i besojnë drejtësisë
-
Lumezi lavdëron punën e prokurorëve gjatë vitit të kaluar